Farmaceutika


Rregjistrimi

Sipas ligjit numer 9323 të datës 25.11.2004 "Për Barnat dhe Shërbimin Farmaceutik", të gjitha barnat duhet të regjistrohen në Shqipëri. Qëndra Kombëtare e Kontrollit të Barnave (QKKB) është autoriteti që merret me të gjitha proçedurat e regjistrimit në Shqipëri dhe gjithashtu me liçensimin e aktiviteteve farmaceutike, inspektimin farmaceutik të çdo niveli: importin, historikun, shpërndarjen, çmimet, reklamën, etj. Ky institucion është nën varësinë e Ministrisë së Shëndetësisë.


Çmimet

Në fakt, marxhi i fitimit për importuesit/shpërndarësit dhe farmacitë është i vendosur nga Ligji, respektivisht në një maksimum prej 18% dhe 33%. Të gjitha barnat kanë pullën, e cila tregon çmimin e shitjes (çmimin e pacientit) dhe numrin e lotit. Ky çmim llogaritet sipas përfitimit ligjor të sipërpërmendur duke filluar nga çmimi i deklaruar CIF i atij bari. Çdo fund viti, kompanive që kanë regjistruar barna në territorin tonë, iu kërkohet të deklarojnë në Ministrinë e Shëndetësisë, çmimet CIF të produkteve të tyre.


Sistemi i Rimbursimeve

Në Shqipëri ekziston Sistemi i Rimbursimeve pjesë e të cilit është Lista e Rimbursimit. Rimbursimi realizohet nëpërmjet Institutit të Kujdesit Shëndetsor (ISKSH), operatori i vetëm në treg. Lista përfshin më shumë se 400 barna të fushave të ndryshme terapeuike. Instituti mbulon nga një pjesë të vlerës totale (që fillon me 25%) deri në 100% (mbulim i plotë). Hartimi dhe shqyrtimi i Listës së Rimbursimeve është një detyrë e Komisionit të Barnave, i cili një herë në vit zgjedh barnat që do të rimbursohen nga Instituti I Sigurimeve Shëndetsore (ISSH).

Tregu farmaceutik në Shqipëri vlerësohet të jetë rreth 105 milion Euro, nga të cilat 25 milionë sigurohen nga Instituti i Sigurimeve Shëndetsore, 60 milion i përkasin tregut të hapur dhe 20 milion realizohen nga tendera të përvitshëm të organizuar nga Ministria e Shëndetsisë për shërbimet rajonale dhe terciare.

No comments:

Post a Comment