Fakulteti i Mjekësisë,
“qendra” e vetme e kërkimeve për sëmundje të ndryshme

Kërkimet
Kërkimet
shkencore janë të domosdoshme të kryhen dhe të përfshihen në të
gjitha fushat dhe pastaj të përcaktohet ajo më prioritarja. Në të
gjitha vendet e botës, ky është një nga sektorët më të
investuar për shkak të rëndësisë që kanë zbulimet në rastet e
prejardhjes së sëmundjeve, zbulimeve të ndonjë bari(medikamenti)
për një lloj sëmundjeje etj. Vendi ynë nuk ka një traditë në
kërkimet shkencore, pasi para disa vitesh ekzistenca e kërkimeve
shkencore në shëndetësi ka ekzistuar, por ka qenë më tepër
formale. Kjo vjen pasi ende nuk është bërë ndonjë zbulim i
veçantë nga specialistët e shëndetësisë. Në Drejtorinë
Spitalore të QSUT-së, që është dhe qendër universitare, nuk ka
asnjë dokument që të vërtetojë që mjekët specialistë të kenë
kryer ndonjë përpjekje për kërkime shkencore.
Fondet
Një ndër arsyet
kryesore që ka lënë në heshtje këtë çështje është se
qeveria nuk ka përcaktuar fonde që mund të vihen në funksion të
drejtpërdrejtë për investimin e anës kërkimore-shkencore në
mjekësi. Për të mundësuar ngritjen e kësaj qendre kërkimore do
të duhet që gjithçka të niset nga fillimi, duke krijuar
ambientet, aparaturat, duke mundësuar dhe pagesa të veçanta për
të gjithë specialistët që do të merren me kërkimin shkencor të
rasteve, sëmundjeve, medikamenteve të ndryshme.
No comments:
Post a Comment