MIRATOHEN KONTRATAT E REJA/ ISKSH:
Shtohet testi i hemoglobines per diabetiket si dhe do te depistohen 80% e grave ne moshe risku per kancer gjiri.
ISKSH: Farmacite, deklarim online i te dhenave.
Ja masat ne rast abuzimesh.
Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor ka miratuar kontratat e reja me dhenesit e sherbimeve shendetesore ne te gjitha nivelet per vitin 2013, duke e vene theksin tek financimi me i mire i Qendrave Shendetesore bazuar ne cilesine e ofruar per pacientet si dhe ne nje kontroll me te rrepte per barnat e rimbursueshme me farmacite e kontraktuara.
Kontratat percaktojne se, ISKSH financon Qendrat Shendetesore sipas nje sistemi miks te financimit qe perbehet nga 80% pagese per numer banoresh, 10% financim shtese per numer vizitash te kryera nga mjeket e familjes si dhe 10% per realizimin e treguesve te cilesise apo te bonusit.
Sipas kontrates, ISKSH do t’i paguajë QSH një Pagesë Fikse (PF) në masën 80 % të buxhetit të kontratuar të QSH, që duhen arkëtuar në 12 (dymbëdhjetë) këste mujore të barabarta, jo më vonë se ditën e fundit të muajit paraardhës.
II. ISKSH do t’i paguajë QSH një pagesë bazuar në aktivitetin (PA), të barabartë me 10 % të Buxhetit QSH. PA do të llogaritet proporcionalisht sipas indikatorit të mëposhtëm (aneksi H): “Numri mesatar i vizitave në ditë per persona të siguruar të MP/MF për mjek gjatë një muaji”. Numri mesatar i vizitave nga MP/F në QSH i referohet standarteve sipas kategorive: • Ne qytet MP/F për të gjitha moshat, MP/F për të rritur 12 vizita ne nje dite. • Ne qytet MP/F per femije 10 vizita ne nje dite. • Ne komune MP/F zone fushore/kodrinore 9 vizita ne nje dite. • Ne komune MP/F zone malore/e thelle malore 6 vizita ne nje dite. • Ne qytet MP/F për studentët 9 vizita ne nje dite. • MS 10 vizita ne nje dite. PA do të transferohet jo më vonë se dita e fundit e muajit pasardhës.
III. ISKSH, per nxitjen e cilësisë dhe efektivitetit te sherbimeve, do t’i paguajë QSH një pagese Bonus të barabartë me 10% të Buxhetit te QSH. ISKSH do ta shpërndajë Bonusin në katër këste, në fund të çdo tremujori, jo më vonë se dita e fundit e muajit të parë të tremujorit pasardhës. Bonusi do t’i paguhet QSH proporcionalisht kundrejt plotësimit te standarteve të secilit prej indikatoreve te pershkruar hollesisht ne Aneksi H.
1. Përqindja e pacientëve të regjistruar që janë vizituar për herë të parë të padublikuar nga personeli shëndetësor gjatë vitit;
2. Kosto mesatare e recetave për diagnozë, për 4 diagnoza të zgjedhura.
3. Përqindja e pacientëve kronike të vizituar çdo muaj nga MPF.
4. Përqindja e grave shtatzëna që marrin vizitën e parë të detyrueshme nga personeli shëndetësor (mjekët e Konsultorit apo MPF), brenda tremujorit të parë.
5. Përqindja e fëmijëve të moshës 0 – 1 vjeç që marrin vizitën e detyrueshme për mirë-rritjen e tyre nga personeli shëndetësor (mjekë konsultori apo MPF);
6. Përqindja e fëmijëve të moshës 0-14 vjeç të vaksinuar gjate 3- Mujorit.
7. Përqindja e pacienteve me HTA të diagnostikuar nën mjekim (gjithë stadet) që kanë vleren e TA brenda “normës”.
8. Përqindja e pacienteve me Diabet Melitus te diagnostikuar nën mjekim qe kane nivelin e glicemisë esëll në “normë”/ hemoglobina e glukozuar.
9. Përqindja e stafit që merr pjesë në Edukimin Mjekësor të Vazhdueshëm.
10. “Perqindja e grave mbi 35 vjec te depistuara me Ca gjiri” Pagesa për Aktivitet (10%) dhe Bonusi (10%) do të llogariten në bazë të formularit të vizitës të plotësuar saktë nga personeli shëndetsor i QSH për çdo vizite.
Vleresimi i diferencuar i indikatorëve, bëhet sipas një sistemi pikëzimi me udhëzim të posaçëm te ISKSH-se. Nisur nga rritja e incidences se semundjes se Ca te gjirit dhe duke e konsideruar politike te rendesishme sociale luften ndaj kesaj semundje, kemi vendosur nje indikator te rendesishem per depistimin e 80% te grave ne moshe risku (mbi 35 vjec) nga ana e mjekeve te familjes. Ky indikator, i cili eshte tashme pjese e treguesve te cilesise se sherbimit, eshte shtuar ne menyre qe te kapet ne kohe semundja, te rritet suksesi i trajtimit te ketyre rasteve dhe te ulet vdekshmeria.
Gjithashtu, nje tjeter indikator cilesie qe eshte shtuar ne kontrate, ka te beje me ekzaminimin me te mire te pacienteve qe vuajne nga diabeti, nisur nga fakti se, kjo eshte nje semundshmeri ne rritje (ne trajtojme rreth 510 raste te reja ne muaj) dhe me pasoja te medha per popullaten. Kontatat e reja parashikojne mundesine e kryerjes se testit te hemoglobines se glukozuar per pacientet diabetike, (pervec glicemise esell qe kryhet tashme), aty ku ka mundesi reale per kryerjen e ketij testi. Ky eshte nje indikator cilesor, qe mat cilesisht hemoglobinen e glukozuar, me qellim reduktimin e komplikacioneve qe invalidizojne rende te semuret.
Ne kontratat e reja me Qendrat Shendetesore i vihet theksi dhe funksionimit te regjistrit elektronik te banoreve, i cili do te jete prane cdo qendre shendetesore, ne menyre qe te evidentohen sakte pacientet dhe te pasqyrohen ndryshimet cdo muaj. Pas fazes se pare te regjistrimit te te gjithe popullates, procesi i regjistrimit me karte identiteti (ID) te cdo pacienti, tashme ka arritur ne rreth 1.6 milion banore dhe pritet te perfundoje brenda pak muajsh. Kjo do te na coje se afermi, ne perdorimin e kartes se identitetit per te dhenat shendetesore te cdo pacienti.
KONTRATAT ME FARMACITE
Instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, ka permiresuar cilesisht edhe kontratat me farmacite ne te gjithe vendin. Ne kuader te nje kontrolli me te mire te barnave te rimbursueshme ne rrjetin farmaceutik, ISKSH parashikon ne kontratat e vitit 2013 qe, farmacia te dergoje prane ISKSH-se te dhenat e recetave te rimbursueshme online brenda 48 oreve nga koha e ekzekutimit te recetes. Nisur nga problematika e shfaqur vitin e fundit, ne kontratat e reja kemi parashikuar si detyrim per farmacite qe t’i japin pacientit barnat e pershkruara ne recete pa bere asnje lloj zevendesimi apo ndryshimi te formedozes, principit aktiv apo sasise se barit te pershkruar nga mjeku. Ne te kundert, zgjidhet kontrata deri ne fund te periudhes se kontraktuar, por jo me pak se per nje periudhe 6 mujore qe nga koha e zgjidhjes.
Penalitete te renda parashikohen gjithashtu edhe ne rastet kur ne farmaci gjendet fature apo recete fiktive si dhe ne rastet kur ne farmaci sherben nje person i palicensuar nga Urdhri i Farmacisteve. Edhe ne keto raste, ISKSH zgjidh kontraten me farmacine deri ne fund te periudhes se kontraktuar, por jo me pak se per nje periudhe 6 mujore qe nga koha e zgjidhjes. Gjithashtu, ne kuader te rritjes se transparences si dhe per te lehtesuar inventaret e farmacive, ISKSH ne bashkepunim me Urdhrin e Farmacisteve kane propozuar qe, jo vetem barnat e rimbursueshme, por, te gjitha barnat qe qarkullojne ne Republiken e Shqiperise, te perfshihen ne kasat fiskale. Propozimi eshte pare me prioritet nga Ministria e Shendetesise dhe besojme se, implementimi i kesaj ideje, do te sjelle nje transparence me te madhe ne sistem.
No comments:
Post a Comment